U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën

6 Korrik 2026 | 11:37

Gjykata e Vlorës këtë të hënë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, i cili u arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi. Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me rroba plazhi ndërhynë për arrestimin e tij. Operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku u arrestuan Pepnika, Redion Rexhmati dhe Xhoni Hitaj.

E njëjta masë sigurie, “Arrest në burg”, është caktuar edhe për Hitaj, i akuzuar gjithashtu për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe për Rexhmatin, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas burimeve, Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj ishin shpallur në kërkim që prej muajit prill, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar më herët ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve për këtë çështje.

Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa kishte një masë arresti nga gjykata i dyshuar për përfshirje në mashtrime me përfitime të mëdha financiare nëpërmjet skemave të call center-ave.

Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa po dëshmon këtë të hënë në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Oketa...
11:14 | 06/07/2026

Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët në vijim. Ajo theksoi se...
10:59 | 06/07/2026

Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner këtë të hënë në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi lidhur...
10:42 | 06/07/2026