Katari, Egjipti, SHBA dhe Spanja kërkojnë zgjatjen e armëpushimit në Gaza

27 Nëntor 2023 | 13:26

Katari, Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja po punojnë për të siguruar zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, tha sot nga Barcelona Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez Riyad al-Maliki.

Pasi bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të civilëve, Riyadh al-Maliki tha se armëpushimi aktual “mund të zgjatet për një, dy, tre ditë”, por shtoi se askush nuk e dinte për sa kohë.

Ministri i Jashtëm palestinez dha një konferencë për shtyp së bashku me homologun e tij spanjoll Jose Manuel Albarez gjatë punës së Forumit të Bashkimit për Mesdheun në Barcelonë.

Sot është dita e fundit e një armëpushimi katër-ditor të rënë dakord javën e kaluar midis Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

Një apel për një armëpushim universal dhe të qëndrueshëm në Gaza u drejtua edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan al-Saud , i cili po merr pjesë në Forumin e Barcelonës.

“Pauza është vetëm e përkohshme. Do të ketë rezultate të kufizuara nëse nuk pasohet nga një ndërprerje universale dhe e përhershme e armiqësive”, tha ministri i jashtëm saudit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026