Katari i jep Izraelit dhe Hamasit draftin për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza
Katari si ndërmjetës i dha këtë të hënë (13 janar 2025) Izraelit dhe Hamasit një draft përfundimtar të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pas një “përparimi” të mesnatës në bisedimet ku mori pjesë i dërguari i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Sipas Reuters një zyrtar i informuar mbi negociatat tha se teksti për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve u hartua në bisedimet në Doha, të cilat përfshinin shefat e agjencive të spiunazhit të Mossad dhe Shin Bet të Izraelit dhe kryeministrin e Katarit, si dhe Steve Witkoff, i cili do të bëhet i dërguari i SHBA kur Trump të marrë detyrën, javën e ardhshme. Mendohet se kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga administrata amerikane në largim.
“24 orët e ardhshme do të jenë thelbësore për arritjen e marrëveshjes”, tha zyrtari.
Radioja izraelite Kan, duke cituar një zyrtar izraelit, raportoi të hënën se delegacionet izraelite dhe të Hamasit në Katar kishin marrë një draft dhe se delegacioni izraelit kishte informuar liderët izraelitë. Izraeli, Hamasi dhe ministria e jashtme e Katarit nuk iu përgjigjën kërkesave për konfirmim apo koment.
Zyrtarët në të dyja palët, ndërsa nuk konfirmuan se ishte arritur një draft përfundimtar, përshkruan përparimin në bisedime.
Një zyrtar i lartë izraelit tha se një marrëveshje mund të nënshkruhet brenda pak ditësh nëse Hamasi i përgjigjet një propozimi. Një zyrtar palestinez i afërt me bisedimet tha se informacioni nga Doha ishte “shumë premtues”, duke shtuar: “Hapësirat po ngushtoheshin dhe ka një shtytje të madhe drejt një marrëveshjeje nëse gjithçka shkon mirë deri në fund”.
Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti kanë punuar për më shumë se një vit në bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Gaza, deri më tani pa rezultat.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë