Katari kundërshtari i tretë, Shqipëria konfirmon miqësoren

28 Tetor 2022 | 16:23

Kombëtarja shqiptare ka konfirmuar dhe miqësoren e tretë të cilën do të zhvillojë gjatë muajit nëntor. Federata shqiptare e futbollit bën me dije se kundërshtari i radhës për kuqezinjtë është Katari. Përballja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Marbeja të Spanjës më 9 nëntor ora 18:30.

Të dyja federatat kanë gjetur akordin me njëra-tjetrën për të zhvilluar këtë ndeshje, e cila rezulton e treta mes këtyre dy skuadrave. Ballafaqimi i parë daton në 2012 dhe i dyti 4 vite më pas, ku triumfuan kuqezinjtë në të dyja testet.

Sipas asaj çka raportohet, minutazhi do t’u jepet lojtarëve të kategorisë superiore, një panoramë pak a shumë e njëjtë si ndaj Arabisë Saudite. Gjatë muajit nëntor do të zhvillohen dhe dy miqësore të tjera me Italinë dhe Armeninë. Në miqësoren e fundit të zhvilluar ndaj Arabisë Saudite, të besuarit e Edoardo Rejës barazuan 1-1, ndërkohë goli u shënua nga Bekim Balaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në...
15:38 | 25/07/2026

Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo

Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e verës. Klubi durrsak ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit, portierin brazilian Maycon Morales dhe sulmuesin portugez Pedro...
15:36 | 25/07/2026

Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës

Mesfushori legjendar holandez Mark van Bommel është emëruar trajneri i ri i ekipit kombëtar belge të futbollit, njoftoi të premten Shoqata Mbretërore Belge e Futbollit....
12:14 | 25/07/2026