Katastrofa në Libi, numri i viktimave nga përmbytjet shkon në 20 mijë
Skuadrat e shpëtimit në qytetin bregdetar të Dernës po kontrollojnë në rrugë, në ndërtesat e shembura dhe madje edhe në det për trupa të pajetë. Ujërat që vërshuan nga shembja e dy digave, për shkak të një stuhie, dyshohet të kenë vrarë nga 18 në 20 mijë persona.
Banorët që kanë mbijetuar po vuajnë me pasojat e katastrofës. Ata kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Sipas tyre, trupat e pajetë janë gjithandej.
“I gjithë qyteti është i rrafshuar. Viktimat janë ende nën rrënoja dhe madje edhe në det. Ka trupa të varrosur në varre masive pasi varrezat janë të tejmbushura. Mos duhet t’u kërkoj sërish fqinjëve dhe evropianëve që të vijnë të na ndihmojnë? Ju mund ta shihni vetë situatën”, deklaroi një burrë nga zonat e përmbytura.
Ndihma ndërkombëtare është rrugës. Jordania ka dërguar një avion tregtar ushtarak të mbushur me ndihma. Bëhet fjalë për një nga qeveritë e shumta që kanë ofruar ndihmë. Franca dhe Italia po udhëheqin përpjekjet evropiane, ndërsa Turqia po dërgon pajisje.
Stuhitë goditën edhe zona të tjera në lindje të Libisë, si qytetet Bajda dhe Suza, kuu një qendër mjekësore u përmbyt dhe disa qindra familje u zhvendosën. Kombet e Bashkuara kanë premtuar 10 milionë dollarë për të mbijetuarit e traumatizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta