Përmbytjet “gjunjëzojnë” Greqinë, 150 mijë banorë me probleme të furnizimit me ujë
Si pasojë e mungesës së rrymës, rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm.
Në qytetin Volos me 150.000 banorë, rrjeti i furnizimit me ujë është shumë i dëmtuar, prandaj banorët e zonës janë duke siguruar furnizime nëpër rrugë alternative, ka raportuar të hënën faqja e lajmeve ERT.
Sipas brigadës së zjarrit, pothuajse 4.500 persona janë shpëtuar deri më tani, mirëpo puna e ekipeve të shpëtimit është duke vazhduar.
Ka ende njerëz të zhdukur dhe numri i të vdekurve nga vërshimet ka shkuar në 15 të hënën, ka thënë kjo brigadë.
Shkalla e saktë e dëmeve nuk dihet ende, pasi në shumë zona shihen vetëm kulmet e shtëpive.
Javën e kaluar Greqia është përballur me stuhi të fuqishme.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra dhe qyteza.
Sasia e shiut ka arritur në nivele të pashembullta – më shumë se 700 milimetra në më pak se 24 orë.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim