Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pas gjashtë muajsh
Ditëlindja zyrtare e mbretit britanik Charles III u shënua të shtunën me një paradë në Londër dhe të gjithë sytë ishin te Princesha e Uellsit Kate Middleton, e cila u shfaq në ceremoni pasi njoftoi një ditë më parë se trajtimi i saj pas diagnozës së kancerit “po përparon mirë“, raporton BBC.
Kjo ishte dalja e saj e parë publike këtë vit pasi u diagnostikua me kancer dhe iu nënshtrua një operacioni në janar.
Mbreti Charles gjithashtu është diagnostikuar me kancer, kështu që për shkak të sëmundjes ai nuk mundi të hipë në kalë gjatë paradës, siç e dikton tradita.

Në një mesazh të publikuar një ditë më parë, Kate thoshte se trajtimi është në vazhdim dhe do të vazhdojë për disa muaj, duke theksuar se “ende nuk është shëruar plotësisht”.
Mesazhi u shoqërua me një fotografi të re të princeshës, të realizuar nga Matt Porteous, në kopshtin e shtëpisë Windsor.
“Unë jam mirë, por siç e di kushdo që kalon nëpër kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ditët e këqija ndihesh i dobët, i lodhur dhe duhet të pushosh. Por në ditët e mira, kur ndihesh më i fortë, dua të shfrytëzoj sa më shumë atë ndjenjë të mirë”, tha Middleton në një deklaratë me shkrim para daljes së saj të parë publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset