Katër të plagosur nga protestat në Gjeorgji, policia përdori top uji

2 Dhjetor 2024 | 09:17

Në natën e tretë të protestave në kryeqytetin gjeorgjian kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, 44 persona u shtruan në spital, thanë zyrtarët të dielën dhe protestat vazhduan mbrëmë – natën e katërt me radhë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë njoftoi dje se 27 demonstrues, si dhe 16 oficerë policie dhe një punonjës i medias, janë shtruar në spital natën e së shtunës dhe të dielës.

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën para parlamentit edhe të dielën mbrëma, duke hedhur gurë dhe ndezur pishtarë, ndërsa policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.

Pas katër orësh, policia arriti të pastrojë zonën përreth ndërtesës së parlamentit në Avenue Rustaveli, raporton portali Georgia Today.

Një shëmbëlltyrë e themeluesit të partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili, një miliarder në hije që e bëri pasurinë e tij në Rusi, u dogj jashtë parlamentit.

Kryeministri Irakli Kobakhidze paralajmëroi se “çdo shkelje e ligjit do të sanksionohet ashpër”.

“Edhe ata politikanë që fshihen në zyrat e tyre dhe viktimizojnë anëtarët e grupeve të tyre të dhunshme nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë”, tha ai në një konferencë të dielën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026