“K’cimi i Tropojës” ngjitet në skenën e TKOBAP për të festuar përfshirjen në UNESCO
Mbrëmjen e 25 prillit, në Sallen e Koncerteve të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, u mbajt një ceremoni artistike e veçantë, dedikuar përfshirjes së “K’cimit të Tropojës” në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, ngjarje e cila u regjistrua në dhjetor të vitit 2024, në Asuncion të Paraguait.
“K’cimi i Tropojës” u ngjit në skenën e TKOBAP-it, duke sjellë për publikun një rapsodi të gjallë lëvizjesh: rrjedhën e furishme të lumit, lindjen e hënës mbi bjeshkë, shpërthimin e furtunës dhe qëndrueshmërinë e shkëmbinjve. Performanca ishte një përjetim artistik i thellë i shpirtit të Tropojës, mishëruar përmes lëvizjeve plot energji dhe emocion të artistave të të gjitha moshave.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ansamblit Popullor dhe grupit të valltarëve virtuozë të Tropojës, kjo mbrëmje u kthye në një ngjarje të paharrueshme, që preku dhe frymëzoi publikun që kishte mbushur përplot sallën.
Nëpërmjet kësaj shfaqjeje, u soll para publikut jo vetëm një moment festimi, por edhe një mesazh të fuqishëm mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore për brezat që vijnë. Mbrëmja u mbyll me duartrokitje të zjarrta dhe emocion të thellë, ndërsa “K’cimi i Tropojës” shkëlqeu si një ambasador i shpirtit shqiptar në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
K’cimi i Tropojës, ose K’cim veni është një vallëzim karakteristik i banorëve të zonës së Tropojës, i cili interpretohet në një shumëllojshmëri vallëzimesh, si vallet e dasmës, vallja e grave, vallja e burrave, vallja e nuseve të reja, vallëzimi i vajzave, vallja e shqiponjës e të tjera. Në disa variante ai shoqërohet edhe me tekst. Fushat e trashëgimisë ku klasifikohet ky element përfshijnë traditat dhe shprehjet, artet performuese, praktikat shoqërore, ritualet dhe ngjarjet festive dhe njohuritë dhe praktikat në lidhje me natyrën dhe universin.
Regjistrimi i “K’cimit të Tropojës” në UNESCO është rezultat i një procesi të gjatë dhe të përkushtuar që nisi në vitin 2017 me kërkesën e Bashkisë Tropojë për njohjen kombëtare të këtij elementi dhe kulmoi me dorëzimin e dosjes së nominimit pranë UNESCO-s në vitin 2023 dhe për tu shpallur përfundimisht në vitin 2024 Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit të UNESCO-s. Iniciativa u udhëhoq nga shoqata “K’cimi i Tropojës”, me në krye Mjeshtrin e Madh z. Skënder Haklaj, dhe u mbështet financiarisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Tashmë “K’cimi i Tropojës” nga pjesë e gjallë e jetës kulturore të banorëve të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, me krenari, shtrihet edhe më tej në Diasporën shqiptare.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?