KE-ja pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme
Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se pret heqjen e plotë e masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.
Jan Gert Koopman, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në KE, theksoi se bëhet fjalë për lirimin e më shumë se 400 milionë eurove, përfshirë edhe masat që KE-ja i kishte hequr fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar.
Ai shpjegoi se institucionet po punojnë paralelisht në programimin e mjeteve dhe në kontraktimin e projekteve që do të financohen.
“Midis programimit dhe kontraktimit, në praktikë do të hiqnim të gjitha masat financiare në javët e ardhshme, dhe kjo është pikërisht ajo që ka deklaruar kryetarja jonë dhe çfarë po bëjmë aktualisht”, deklaroi Koopman para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian.
Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pa ndjekur procedurat përkatëse që kërkohen për një vendim të tillë. Masat kishin të benën me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.
Atë kohë pati edhe përplasje mes protestuesve serbë me forcat e sigurisë, përfshirë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Teksa po hiqen masat ekonomike, ende nuk ka një shpjegim zyrtar se si do të veprohet sa u përket masave politike, pra takimeve të zyrtarëve të BE-së me ata të ekzekutivit kosovarë.
Zyrtarët evropianë theksojnë se ka marrëveshje edhe për këtë çështje dhe se ajo do të zbatohet “spontanisht”, menjëherë pas konstitutimit të Kuvendit të ri të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil