KE propozon pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë

6 Shtator 2022 | 16:57

Ky propozim i KE-së, që u miratua të martën, është në linjë të njëjtë me atë që ishin marrë vesh ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë takimit joformal që u mbajt javën e kaluar në Pragë të Republikës Çeke

“Shtetet si Rusia, që bëjnë agresion dhe luftë, nuk do të duhej të kualifikoheshin për lehtësim të vizave përderisa vazhdon të zbatojë politikë destruktive të jashtme dhe agresion ushtarak ndaj Ukrainës, duke demonstruar mospërfillje të rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Pezullimi i marrëveshjes, sipas Komisionit Evropian, është edhe përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë të bllokut dhe interesave të tij si dhe shteteve anëtare si rezultat i pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Pezullimi nënkupton se shtetasit e Rusisë nuk do të mund të llogarisin më në qasje të privilegjuar në BE dhe do të përballen me një proces më të gjatë për marrjen e vizave, më strikt dhe do të paguajnë më shtrenjtë për viza.

Në njoftimin e KE-së thuhet se “BE-ja do të mbetet e hapur për disa kategori të qytetarëve të Rusisë që udhëtojnë për nevoja esenciale, përfshirë ata që kanë anëtarë të familjes në BE, gazetarët, disidentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”.

Komisionerja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, duke përsëritur se Rusia e ka shkelur parimin e mirëbesimit dhe themelet e së drejtës ndërkombëtare me agresionin ndaj Ukrainës dhe krimet e pretenduara të luftës që forcat e saj po bëjnë atje, tha se vendimi i sotëm është dëshmi e unitetit të BE-së përballë sjelljes agresive të Moskës.

“Propozimi i sotëm është përgjigje e fuqishme dhe e përbashkët e BE-së. Së shpejti do të dalim me udhëzime se si të forcojmë masat e kontrollit për kërkesat për viza nga qytetarët e Rusisë dhe po ashtu edhe kontrollin e vendkalimeve kufitare, pa e shkëputur veten nga disidentët në Rusi dhe shoqëria civile” , tha Johansson.

Nga disa shtete të BE-së, sidomos nga Polonia dhe vendet Baltike, ka pasur propozim që blloku evropian të ndalojë tërësisht lëshimin e vizave për qytetarët e Rusisë.

Por, një masë e tillë nuk ka marrë mbështetjen e disa vendeve, që i kanë cilësuar si “kundërproduktive” dhe që do të mund të forconte regjimin e presidentit Vladimir Putin në Rusi, nëse të gjithë qytetarëve rusë do t’u ndalohej hyrja në BE.

Si kompromis, vendet anëtare janë pajtuar që të pezullohet marrëveshja e lehtësimit të vizave, që do ta bëjë marrjen e vizave për qytetarët rusë./REL/

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026