Kedhi analizon situatën: Shqiptarët nuk duan të drejtohen nga Pekini por nga Amerika dhe Trump

11 Janar 2026 | 20:59

Anëtari i Departamentit BrainGain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka analizuar situatën botërore dhe planet e SHBA-së për Ballkanin. Kedhi shprehet se ndryshe nga administratat e mëparshme amerikane, Trump ka firmosur një dokument i cili ka kaluar dy dhomat e Kongresit ku ka një seksion më vete për Ballkanin.

Sipas tij lajmi i mirë është se SHBA  e ka marrë në ombrellën e saj Ballkanin. Ai shton se Trump po përdor tre shtylla ndër të cilat nuk toleron influencën ruse, kineze dhe kundërshtuese ndaj SHBA-së.

Ai shton se shtylla e dytë është fokusi ndaj Azisë për të penguar Kinën në synimet e saj gjeopolitike. Gjithashtu ai theksoi se shtylla e tretë është ri zgjimi i Evropës për t’i bërë ballë Rusisë. Sipas tij është në interes të shqiptarëve që balanca e pushtetit të qëndrojë në perëndim.

“Trump erdhi e tha ne nuk jemi të gatshëm ta lëmë vendin e parë si superfuqi e botës. Ne si shqiptarë duhet të jemi të lumtur për këtë sepse nuk është ne interesin tonë si shqiptarë, si evropianë po të doni që të kemi një rend botëror ku rregullat i shkruan Pekini.

Por na intereson që të kemi një rend botëror ku balanca e pushteti qëndron në perëndim. Në këtë aspekt, kuptojnë se çfarë ndodhi në Venezuelë javën e kaluar shikojmë gjithë politikën në Lindjen e mesme e tjerë me radhë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Bulevardin Mournia në Hania të Kretës, ku një ambulancë e EKAB-it, e cila...
11:09 | 19/07/2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre....
10:41 | 19/07/2026

Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke zbuluar një ambient që dyshohet se përdorej për ruajtjen e armëve dhe furnizimin e grupeve...
10:03 | 19/07/2026