Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision

8 Dhjetor 2022 | 21:58

“Pakëz diell” e Kejtlin Gjatas është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë.

Festa e madhe muzikore e cila do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Evropa, magjisë së të cilës i bashkohet edhe Shqipëria, do të mbahet ditën e diel 11 dhjetor në kryeqytetin armen.

Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte, 9 dhjetor në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel, 11 dhjetor.

Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut

Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise. Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit kosovar...
19:20 | 28/07/2026

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026