“Kemi shkatërruar shoqërinë civile”, Artan Fuga: Jetojmë në një shoqëri të dhunshme
Në një lidhje direkte për Euronews Albania, akademiku Artan Fuga komentoi ngjarjen tronditëse që ndodhi dy ditë më parë në sallën e gjyqit, ku mbeti i vrarë Astrit Kalaja.
Fuga e cilësoi këtë vrasje si një atentat të mirëfilltë dhe si një nga ngjarjet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
“Ky rast është shumë larg çdo ligjërimi politik apo institucional. Kjo është një nga goditjet më të rënda ndaj përfaqësuesve të shtetit ndonjëherë”, tha Fuga.
Sipas tij, akti i dhunshëm në një sallë gjyqi tregon se sistemi i drejtësisë nuk është më një oaz paqeje dhe sigurie, siç duhet të jetë për çdo gjyqtarë. Ai theksoi se në kushtet aktuale, gjyqtari nuk mund të ushtrojë funksionin e tij në mënyrë të drejtë, pasi ndodhet nën presion të vazhdueshëm dhe pa mbrojtje.
“Gjyqtari ka nevojë të jetë i qetë, të ndjehet i sigurt për të dhënë drejtësi, por kjo nuk ekziston në asnjë shoqëri”, u shpreh Fuga.
Ai theksoi se drejtësia në thelb ka për qëllim të largojë dhunën nga shoqëria, por, përkundrazi, në Shqipëri, sistemi aktual i drejtësisë “prodhon krim dhe dhunë”.
Kjo gjendje, sipas tij, ka çuar në një shoqëri ku atentatet justifikohen, dhe ku individi ngatërrohet me sistemin, duke errësuar analizën dhe përgjegjësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz