“Kemi tavanin mbi kokë”, motrat kërkojnë ndihmë nga brenda rrënojave (video)

7 Shkurt 2023 | 17:31

Një video e cila përmban pamje të filmuara nga dy persona të cilët kanë ngecur nën rrënoja po qarkullon në rrjetet sociale.

Në njërin nga filmimet janë dy motra të cilat kanë sipër kokës tavanin e shtëpisë.

Në videon tjetër duket një baba i cili po i bën thirrje të birit të durojë derisa ta shpëtojnë.

Moti i keq e ka rënduar procesin e shpëtimit gjithashtu.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit “nuk është një skenë për fuqitë jashtë-rajonale për të shfaqur forcë...
11:49 | 04/07/2026

Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka

Ukraina mohoi të shtunën pretendimet se forcat ruse kishin pushtuar qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës për...
11:32 | 04/07/2026