“Kënga e Mjellmës”, testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e TKOB
“Kënga e Mjellmës”, krijimi i fundit artistik i Franz Schubert para se të ndërronte jetë, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Premiera absolute e këtij cikli liedesh me poezi të Rellstab, Heine dhe Seidl pritet t’i ofrojë publikut një udhëtim të brishtë, intim dhe thellësisht njerëzor.
Baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi do t’i japin jetë këtij cikli poetik, duke sjellë në skenë thellësinë, elegancën dhe emocionin e një muzike që i flet dhimbjes, qetësisë dhe dashurisë në secilin lied.
Pianistja Etrita Ibrahimi u shpreh:
“Ky është cikli i tretë që ne sjellim në Teatrin e Operës dhe Baletit brenda vitit 2025. Janë dy premiera absolute, të papërformuara asnjëherë më parë në Shqipëri, dhe ky fakt më gëzon shumë, sepse publiku ka nevojë të njohë vepra të reja – aq më tepër kur bëhet fjalë për muzikën e dhomës.”
Ndërsa baritoni Artur Vera theksoi:
“Është një muzikë që kërkon një vëmendje me shpirt, dhe publiku shqiptar e ka vërtetuar këtë. Pjesëmarrja ka qenë e madhe. ‘Kënga e Mjellmës’ është një ndër kryeveprat e muzikës botërore, ndaj i ftoj të gjithë të jenë të pranishëm.”
Mbrëmja e së martës shënon një moment të veçantë për artin vokal në vend, pasi për herë të parë në një skenë shqiptare do të prezantohet i plotë cikli i fundit i Schubert-it.
Ky cikël, i njohur në mbarë botën, konsiderohet si testamenti i fundit artistik i kompozitorit austriak, i cili la pas më shumë se 600 vepra vokale, si edhe disa simfoni e opera.
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 21:45 “E pa që me të mirë këta nuk marrin vesh”, Mulaj: Trump i tregoi Europës se duhet të mbrojë veten
- 21:31 Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme