“Keni dështuar me çështjen çame”, Iljazaj-Idrizit: PDIU nuk duhet të ekzistojë

22 Prill 2024 | 22:11

Drejtori i institutit liberal Pashko, Ervis Iljazaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, për të diskutuar rreth kandidimit të Fredi Belerit si eurodeputet. Sipas tij te ajo histori janë tre çështje që ndërthuren me njëra-tjetrën.

Duke debatuar me kreun e PDIU,  Shpëtim Idrizin, Iljazaj tha se nuk ka asnjë kuptim që PDIU të vazhdojë të funksionojë si parti, pasi sipas tij ajo nuk ka pasur asnjë arritje për çështjen çame.

“Te kjo histori për mua ka tre çështje që ndërthuren dhe është e vështirë ti gjesh fillin. e para është një çështje juridike, e dyta çështje e politikës së brendshme dhe e treta politika e jashtme. Arsyet që tha zoti Idrizi mbase qëndrojnë, Fredi Beleri mund të ishte një kandidat i keq në Shqipëri, mund të ishte një kandidat filo-grek, fakti që kandidohet si euro-deputet mund ta vërtetoj këtë.

Por kjo nuk do të thotë se mund të ndërhyjë te çështja ligjore. Kam një pyetje në 34 vite tranzicion, unë nuk besoj se ju jeni kryetar i një partie që përfaqëson komunitetin çam. Nuk besoj se ka ndonjë arritje për çështjen çame. Nuk ka. Pyetja është këtu, ka kuptim të ekzistojë një parti për çështjen çame? unë jam shumë pesimist”,-tha Iljazaj.

“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk më takon mua. Është çështje që të takon edhe ty. Ti po më thua që ka 34 vite që nuk ka asnjë ecuri në çështjen çame. Çamëria është tokë shqiptare e sakrifikuar në vitin 1913 bashkë me Kosovën që të ngelte kjo Shqipëria politike. çështja çame na takon të gjithëve. Ajo do të ecë përpara jo vetëm kur ne të kemi një shtet shumë më dinjitoz, por edhe kur në studio televizive të bëhemi të gjithë bashkë për çështjen”,-tha Shpëtim Idrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026