Kepi i Gjelbër shkruan histori, siguron për herë të parë kualifikimin në Kupën e Botës 2026
Kepi i Gjelbër ka arritur një sukses historik duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, pas një rruge të gjatë zhvillimi në futbollin ndërkombëtar.
Shteti ishullor afrikan, i cili fitoi pavarësinë nga Portugalia në vitin 1975, mbeti për dekada në hije në arenën futbollistike. Kthesa erdhi në vitet 2000, kur federata vendosi të shfrytëzojë potencialin e diasporës së madhe të vendosur kryesisht në Evropë.
Me vetëm 500 mijë banorë në vend dhe rreth 1.5 milionë qytetarë që jetojnë jashtë tij, Kepi i Gjelbër ndërtoi një kombëtare konkurruese duke afruar lojtarë me origjinë nga vendi. Sot, 14 nga 15 futbollistët që siguruan kualifikimin historik kanë lindur jashtë vendit.
Pas disa përpjekjeve të dështuara në edicionet e mëparshme të Kupës së Botës, ekipi arriti objektivin në kualifikueset për Botërorin 2026. Fitorja 1-0 ndaj Kamerunit në Praia rezultoi vendimtare për kreun e grupit, ndërsa suksesi 3-0 ndaj Eswatinit vulosi matematikisht biletën për në turne.
Në Kupën e Botës 2026, Kepi i Gjelbër do të përballet me Spanjën, Uruguain dhe Arabinë Saudite, duke nisur kështu kapitullin më të rëndësishëm në historinë e futbollit të vendit.
Kupa e Botës 2026, Egjipti kërkon hetim ndaj ekipit të arbitrave në ndeshjen kundër Argjentinës
Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime