Kërcënohen lojtarët e Iranit: Nëse protestoni, do të arrestohen familjarët tuaj
Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen në ndeshjen e tretë të grupit B, ku vetëm njëra prej tyre mund të vijojë rrugëtimin në Botërorin e Katarit. Aktualisht Irani ka 3 pikë, pas fitores së marrë ndaj Uellsit, ndërkohë SHBA-të kanë dy pikë, barazimi me Uellsin dhe së fundmi me Anglinë me shifra të bardha.
Pak orë para kësaj ndeshje të rëndësishme ka shpërthyer një tjetër skandal. Lojtarët e kombëtares së Iranit janë kërcënuar nga autoritetet iraniane, se nëse do të protestojnë apo të bëjnë veprime të tilla, familjarët e tyre do të burgosen.
Jo vetëm kaq, por nga kjo rrezikohen dhe ata vetë apo të afërm të tjerë, ndaj në fushën e lojës nuk duhet të shfaqet asnjë shenjë pakënaqësie prej tyre.
Kujtojmë se në përballjen e parë, lojtarët e kombëtares së Iranit refuzuan të këndojnë himnin, kjo për shkak të situatës në të cilën vendi ndodhet.
Si të mos mjaftonte ky fakt, ndeshja mes Iranit dhe SHBA-ve pritet të jetë tejet e rivalizuar dhe e luftuar prej secilit, për shkak dhe të marrëdhënieve politike mes të dy vendeve. Përballja Iran-Shtetet e Bashkuara të Amerikës luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit