Kërcënoi se do të vriste kreu e FBI, arrestohet 34-vjeçari në Xhorxhia
Një burrë nga Xhorxhia u arrestua të enjten me akuza federale pasi kërcënoi se do të vriste drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
John Donovan Woodbury, 34 vjeç nga Roswelli, u informua për akuzat në gjykatën federale në Atlanta, njoftoi prokurori Ryan Buchanan. Sipas dokumentacionit të gjykatës, ndaj tij u ngritën akuza nga një juri e madhe për kërcënimin “për ta sulmuar, për ta marrë peng dhe për ta vrarë” drejtorin e FBI-së Christopher Wray, shkruan VOA.
Autoritetet thanë se kërcënimet u bënë muajin e kaluar në një forum në internet, të quajtur 4chan. I akuzuari Woodbury pati publikuar atje adresën e shtëpisë të zotit Wray, si dhe shkroi se do ta bënte familjen e drejtorit të FBI-së “të kishin frikë qoftë edhe të hidhnin një hap” brenda shtëpisë.
I akuzuari pati bërë në internet edhe deklarata të tjera në lidhje me zotin Wray dhe persona të tjerë, ku shprehej për djegie dhe varje njerëzish, tregojnë të dhënat e gjykatës. Në aktakuzë nuk indentifikohen me emër personat e tjerë.
Në dokumentacionin e gjykatës nuk përmendet emri i avokatit për të akuzuarin Woodbury dhe nuk ishte i mundur kontakti me të për të marrë një koment.
“Kërcënimet ndaj punonjësve të tillë publikë, që i kanë dedikuar jetën zbatimit të ligjeve tona penale, janë veçanërisht të dëmshme”, tha prokurori Buchanan nëpërmjet një deklarate. “Zyra jonë do të vazhdojë e vendosur për t’i ndihmuar zyrtarët publikë që të ushtrojnë detyrën e tyre pa frikë apo intimidim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë