Kishida në Kiev, kërcënon Moska: Bombarduesit rusë fluturojnë mbi Detin e Japonisë

21 Mars 2023 | 12:56

Dy bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, bëri me dije Ministria ruse e Mbrojtjes më 21 mars.

Zhvillimi vjen në momentin kur kryeministri japonez, Fumio Kishida nisi këtë të martë një vizitë zyrtare në Ukrainë,

Koha kur bombarduesit fluturuan mbi Detin e Japonisë, ishte pikërisht momenti kur kur kryeministri i Japonisë, ndodhej në ukrainë për të shprehur mbështetjen ndaj Kievit.

Rusia nga ana tjetër i justifikoi fluturimet duke thënë se ato ishin të planifikuara, pasi shoqëruan disa avionë luftarakë.

“Bombarduesit nuk shkelën ligjet ndërkombëtare dhe fluturuan mbi ujërat neutrale”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Avionët e llojit Tupolev Tu-95MS janë të aftë të bartin armë bërthamore dhe Moska vazhdimisht i përdor ata për të kryer fluturime në ujërat ndërkombëtare në Arktik, në Atlantikun e Veriut dhe në Paqësor për të treguar forcën e saj.

Në shkurt, forcat e mbrojtjes ajrore të Amerikës së Veriut u dërguan për të penguar disa bombardues strategjikë rusë dhe avionët luftarakë, të cilët po fluturonin mbi hapësirën ajrore afër Alaskës.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026