Kërcënon Putin: Nëse Ukraina na sulmon me armë perëndimore, do jemi në luftë me NATO

12 Shtator 2024 | 20:51

Presidenti rus Vladimir Putin po ngre tonet ndërsa lufta me Ukrainën është në një moment kritik.

Sipas mediave të huaja, në veçanti, Vladimir Putin deklaroi se nëse Perëndimi lejon Ukrainën të kryejë sulme në territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi që i janë furnizuar Kievit nga vendet perëndimore, kjo do të thotë se “vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë”.

“Nëse merret ky vendim, nuk do të thotë asgjë më pak se përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë. Kjo do të ndryshonte vetë natyrën e luftës. Kjo do të thotë se vendet e NATO-s janë në luftë kundër Rusisë”, tha Putin në një video të postuar në Telegram nga një gazetar që mbulon presidencën ruse.

Megjithatë, pak më herët, Rusia raportoi se kishte rimarrë 10 fshatra në rajonin e Kurskut, ku Ukraina nisi një pushtim në shkallë të gjerë muajin e kaluar.

“Trupat çliruan 10 vendbanime në vetëm dy ditë”, tha ministri rus i Mbrojtjes në një postim në Telegram.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026