“Kërdia” në Gjirokastër, komedia që zhvesh maskat e shoqërisë moderne

18 Prill 2026 | 19:05

Trupa e teatrit “ Zihni Sako” të Gjirokastrës po shfaq këtë fundjavë premierën e komedisë “Kërdia”. Kjo komedi e zezë vjen si një pasqyrë komike e jetëve “të ujdisura”, ku kostumi i shtrenjtë nuk e fsheh dot sjelljen brutale.

“Kërdia” është një shfaqje e cila i kujton shoqërisë së sotme sesa afër xhunglës është edhe kur pjestarët e saj qëndrojmë në sallone moderne. Nën regjinë e regjisorit Shkëlzen Berisha, kjo shfaqje zhvesh petkun e qytetërimit për të nxjerrë në pah instinktet që fshihen pas buzëqeshjeve të mirësjellshme dhe diplomatike.

“Kemi bërë një proces intensiv dhe aktorët kanë qenë gjithmonë të gatshëm të provojnë, të punojnë, kanë derdhur djersë dhe unë sot mendoj se në bazë të reagimeve të publikut kanën arritur atë qëllimin, e mira nuk ka fund kurrë por mendoj që nga publiku morrëm përshtypje të mira edhe pas shfaqjes, jemi munduar që të arrijmë atë që kemi synuar që në fillim”, tha regjisori Shkëlzen Berisha.

“Di të them që kjo ka qenë një nga shfaqjet më intensive që unë kam bërë dhe e kam bërë me gjithë shpirt dhe falenderoj shumë teatrin e Gjirokastrës dhe publikun që erdhën dhe na panë”, u shpreh Asiana Koka – Aktore.

“Nuk është vetëm një shfaqje që ti të vish të argëtohesh por ta drejtosh gishtin nga vetja që duhet të jemi pak më të mirë dhe jo vetëm të jemi fasadë të mirë por të jemi vërtet të mirë kjo është ajo që mua më ka prekur më së shumti”, shtoi Aleksandër Kondi, aktor gjithashtu.

Përgjatë sezonit artistik të pranverës në skenën e teatrit të Gjirokastrës po vendosen shfaqje të ndryshme përfshirë edhe ato të interpretuara nga aktorët e rinj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026