U zhduk në 2007, kërkime të reja në Portugali për rastin Madeleine McCann
Policia portugeze dhe ajo gjermane kanë nisur një kërkim të ri në Portugali, pjesë e hetimeve të vazhdueshme për zhdukjen e Madeleine McCann.
Kërkimi përfshin komunën e Lagosit, pranë Praia da Luz në Algarve, vendi ku vajza 3-vjeçare u zhduk më 3 maj 2007 gjatë pushimeve me familjen.
Policia portugeze konfirmoi se kontrolli po kryhet midis 2 dhe 6 qershorit, me urdhër-arreste të lëshuara nga prokurorët gjermanë.
Specialistët gjermanë mbërritën në zonë përpara rifillimit të kërkimeve, ndërsa autoritetet portugeze kanë mbyllur rrugët për përgatitje.
Hetuesit gjermanë kanë marrë drejtimin e çështjes që kur në vitin 2020 identifikuan 48-vjeçarin Christian Brückner si të dyshuarin kryesor.
Ai është aktualisht në burg në Gjermani për një tjetër krim dhe dyshohet për vrasje në këtë rast, megjithëse nuk ka akuza formale. Brückner mohon çdo lidhje me zhdukjen.
Policia Metropolitane e Londrës tha se është në dijeni të kërkimeve në Portugali dhe se bashkëpunon në hetime.
Kërkimi aktual është i pari pas dy vjetësh dhe përqendrohet në një zonë midis vendpushimit Ocean Club, ku familja McCann po qëndronte, dhe shtëpisë së Brückner.
Në natën e zhdukjes, prindërit e Madeleine ishin për darkë me miqtë, ndërsa fëmijët flinin në apartament.
Zhdukja u zbulua rreth orës 22:00 nga nëna Kate McCann.
Ndërsa autoritetet gjermane vazhdojnë të mbajnë Brückner si kryedëshmitar, prokurorët kanë thënë më parë se nuk ka mundësi për akuza konkrete lidhur me këtë rast.
Dokumentarët dhe hetimet kanë lidhur Brückner me vendin dhe kanë gjetur prova shtesë.
Prindërit e Madeleine shënuan muajin e kaluar 18-vjetorin e zhdukjes, duke theksuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar kërkimin.
Operacioni Grange, i policisë Metropolitane, vazhdon hetimet që nga viti 2011.
LEXONI GJITHASHTU:
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik


