Kërkimet në Kizhevak, EULEX: Gjetja e mbetjeve mortore falë imazheve fotografike nga ajri
Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, njohur me akronimet EULEX, njoftoi të premten se në fillim të javës, ekspertët e tyre, bashkë me ata të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Serbisë për Personat e Zhdukur, zbuluan mbetje mortore në Kizhevak të Serbisë, pranë një guroreje të madhe.
Pas kërkesës së EULEX–it për t’i marrë imazhet fotografike nga ajri të vitit 1999, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ia siguroi këto imazhe në fund të vitit 2019.
Pas identifikimit të vendndodhjes, ekspertët nga EULEX-i, kanë kryer kërkime në terren në Kizhevak, e cila solli zbulimin e mbetjeve mortore.
EULEX-i deklaron se nga fillimi i mandatit të tij deri më 19 nëntor 2020, ka kryer 662 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, përfshirë 169 zhvarrime.
Janë identifikuar mbetjet mortore të 457 personave, përfshirë edhe ato të 317 personave të zhdukur.
Lexoni gjithashtu:
Të pagjeturit e luftës, në Kishevak të Serbisë mendohet të jenë trupat e 17 personave nga Kosova
Gjykata e Lartë në Beograd jep urdhër për zhvarrosjen e trupave në Kishevak
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve