Kërkohet lejimi i abortit në Poloni, 2 projektligje të reja
E majta polake, në koalicionin që kontrollon Parlamentin e sapo zgjedhur, ka paraqitur dy projektligje që synojnë legalizimin e të drejtës së abortit në vend. Polonia, është një vend tradicionalisht katolik, dhe gjithashtu një prej vendeve më kufizuese në Evropë sa i takon çështjes së abortit.
Deputetja Anna Maria Zukowska tregoi edhe përmbajtjen e dy propozimeve legjislative të paraqitura së fundmi. Njëri parashikon legalizimin e plotë të së drejtës për të ndërprerë shtatzëninë deri në javën e 12-të dhe tjetri dekriminalizon ndihmën ndaj një personi për t’iu nënshtruar procedurës së abortit.
Legalizimi i abortit është pjesë e agjendave të dy nga tre partive pro-evropiane, ajo e së majtës dhe ajo e Koalicionit Qytetar të Donald Tusk.
Në Poloni procedura aktualisht është e autorizuar vetëm në rastet e përdhunimit, incestit ose kur jeta e nënës është në rrezik.
Megjithatë, ligji është aq kufizues sa mjekët shpesh kanë frikë të kryejnë një abort edhe nëse jeta e nënës është në rrezik.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim