Kërkoi blerjen e Grenlandës për llogari të SHBA, danezët i përgjigjen Trump

24 Dhjetor 2024 | 15:31

“Grenlanda është e jona. Ne nuk jemi dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk duhet ta humbasim betejën tonë të gjatë për liri”. Ka qenë ky reagimi i guvernatorit të Grenlandës ndaj sugjerimit të Donald Trump, se Shtetet e Bashkuara mund ta blejnë ishullin që i përket Danimarkës.

Kjo nuk është hera e parë që Trump e prek këtë çështje. Ai e bëri këtë gjatë mandatit të parë dhe reagimi nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen ishte i qartë: “Ideja është absurde. Grenlanda nuk është për t’u shitur”.

“Mendoj se është marrëzia më e madhe që ai mund të thotë”, deklaroi një qytetare daneze.

“Është çmenduri e madhe. Unë nuk e di se çfarë i thotë mendja atij. Grenlanda nuk është në shitje, ashtu si dhe shumë ishuj të tjerë në botë. Ndaj mendoj se ne nuk duhet ta lejojmë këtë edhe nëse ai mendon se është për të mbrojtur Amerikën nga Rusia”, deklaroi një tjetër qytetar.

Grenlanda është ishulli më i madh në botë, që shtrihet mes oqeanit Atlantik dhe atij Arktik. 80 për qind e tij mbulohet nga një shtresë akulli dhe atje ndodhet një bazë ushtarake amerikane. Ai kaloi nën kontrollin e Danimarkës në vitin 1979.

Kjo deklaratë e Trump vjen pas asaj të bërë gjatë fundjavës se Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin nën kontroll Kanalin e Panamasë nëse nuk bëhet asgjë për të lehtësuar koston në rritje të lundrimit për përdorimin e kalimit që lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor.

Ai ka sugjeruar gjithashtu se Kanadaja mund të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara dhe e cilësoi kryeministrin Justin Trudo si guvernatorin e “shtetit të madh të Kanadasë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026