English

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, shtyhet sërish seanca për Belerin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është shtyrë për më 11 dhjetor seanca për Fredi Belerin lidhur me kërkesën për leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

- Advertisement -

Në seancën e sotme në GJKKO kanë qenë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët janë shprehur kundër dhënies së lejes për Belerin.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje kërkon leje të posaçme për t’u betuar në Këshillin Bashkiak.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet qartë se lejen e posaçme për Belerin, nëse do t’i mundësohet ose jo, e cakton prokurori dhe jo drejtori i burgut.

Më herët Gjykata e Posaçme, e caktuar si kopetente nga Gjykata e Lartë, me një vendim të 26 qershorit 2023 refuzoi kërkesën e tij për leje të posaçme.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?