Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

8 Shtator 2025 | 11:01

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi këtë të hënën masën e sigurisë “arrest me burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se në këtë seancë, ish Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët Kujtim Cakrani.

Kujtojmë që Meta kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë, ku avokati argumenton se tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atëherë ndodhet në paraburgim me masën “arrest në burg”.

Ilir Meta akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026