Kërkon lirimin nga qelia, mbahet seanca në Gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajtin
Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Gjykatën e Elbasanit.
Dajti ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.
Në një letër dërguar drejtorit të Burgut të Peqinit, Dajti pretendon se ka përfunduar kohën e vuajtjes së dënimit prej 25 vitesh.
Dritan Dajti u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por një vendim i Gjykatës së Apelit në vitin 2019 e konvertoi dënimin me 25 vite burg.
Duke u bazuar në vendimin e Apelit, Dajti argumenton se në 4 korrik ai ka përfunduar kohën e vajtjes së dënimit.
Por më 11 qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë me gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosi rrëzimin e vendimit të apelit duke lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm. Në letrën e Dajtit nuk përmendet vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë.
Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij. Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.
Dritan Dajti ishte në kërkim që nga viti 2004, pas një arratisje spektakolare nga Gjykata e Tiranës ku po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, ngjarje e kryer në vitin 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane