KESH dhe OSHEE mbi 680 milionë euro borxhe
Kompanitë publike të sektorit të energjisë elektrike, KESH dhe OSHEE kanë në bilancet e tyre mbi 680 milionë euro borxhe. Shanset që këto kompani të shlyejnë detyrimet ndaj njëra-tjetrës dhe shtetit, në këtë periudhë krize janë të pakta, duke shtuar rrezikun që barra të rëndojë mbi taksapaguesit.
Sektori energjetik rrezikon të kthehet në flluskën e radhës financiare pasi detyrimet e kompanive publike kanë shkuar në 680 mln euro, me rritje edhe pas vitit 2018.
3 vite më parë, OSHEE dhe KESH zgjidhën me marrëveshje çështjen CEZ, nga ku lindi detyrimi 423 mln euro që operatori i shpërndarjes duhet t’i paguajë korporatës për 29 vite. Deri në fund të vitit 2020, OSHEE pagoi 23 mln euro, duke e ulur detyrimin në 400 milionë euro. Por, një dokument i siguruar nga Euronews Albania, tregon se borxhi gjatë kësaj periudhe u rrit për shkaqe të tjera me 34 mln euro.
Kjo shumë, përfshirë edhe kamatë-vonesat është krijuar për mospërmbushje pagesash të energjisë elektrike të shitur në vitet 2018-2019. Nga ana tjetër, KESH i detyrohet 52 mln euro OSHEE-së, për mospërmbushje të kontratave të shërbimit publik në 2019 dhe 2020.
Të varura nga tekat e motit dhe kreditë e huaja që janë marrë për investime, kompanitë përballen edhe me pamundësinë e pagesës së detyrimeve që kanë ndaj buxhetit të shtetit, e që arrijnë në 290 mln euro, si taksa të papaguara dhe kredi të mbuluara nga buxheti.
Në përballjen me krizën e re që ka sjellë çmimi i energjisë në bursa, përpos 200 milionë eurove që do të marrë nga qeveria, OSHEE-së i duhet të mbledhë faturat e papaguara nga ujësjellësit dhe entet publike, që arrijnë160 mln euro për të lehtësuar financat e veta.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania