Këshilli i Lartë i Prokurorisë pro hartës së re gjyqësore

27 Qershor 2022 | 15:33

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela japin mendim pozitiv për hartën e re gjyqësore.

Organizimi i ri prek prokuroritë e vogla që shkrihen dhe ato të apelit, përveç Tiranës. Kreu i qeverisë së prokurorëve Alfred Balla thotë për Euronews Albania se harta është e diktuar nga situata emergjente.

Qeveria e prokurorëve jep pëlqimin për hartën e re gjyqësore dhe pritet t’ia përcjellë me shkrim Ministrisë së Drejtësisë. Prokurorët e prokurorive të vogla i bashkëngjiten tashmë prokurorive të mëdha më të afërta në qark, ndërsa të apeleve mblidhen të gjithë në Tiranë.

“Mendimi i anëtarëve ishte pro, për të gjitha risitë që sjell kjo hartë, pasi ne kemi parë më shumë interesin e prokurorisë. Kemi prokurori edhe me 1 ose me 2 prokurorë, që nuk mund të qëndrojnë  si prokurori më vete ”, u shpreh  Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në një linjë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë është edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, i cili përmes një shkrese i ka dërguar ministrisë së drejtësisë, qasjen pozitive për hartën e re gjyqësore.

“Është emergjente që të ketë një riorganizim edhe për shkak të pasojave të Vetingut. Për kolegët avokat më vjen keq që kanë zgjedhur rrugën e bojkotit”, tha më tej Balla.

Pas shprehjes së mendimit të KLP-së, tashmë do të jetë Ministria e Financave që do të bëjë një përllogaritje të kostove për hartën e re gjyqësore. Me pas Ministria e Drejtësisë mund ta dërgojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

 

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026