KFOR dënon incidentin në Zveçan

12 Prill 2023 | 15:54

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar incidentin e 10 prillit në Zveçan, ku mbeti i plagosur një pjesëtar i komunitetit serb, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kryejnë hetim për këtë ngjarje dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“KFOR po vazhdon të monitorojë situatën dhe është krejtësisht i përqëndruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, u tha në deklaratën e misionit në Kosovë të Aleancës Ushtarake Perëndimore.

Më 11 prill, Policia e Kosovës njoftoi se ka shkarkuar përkohësisht katër zyrtarë policorë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast, përfshirë edhe njërin që dyshohet se mund të ketë shtënë me armë zjarri.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se sipas hetimeve të para, serbit që u plagos policët i kishin dhënë sinjalin që të ndalonte, por ai me veturën e tij kishte vazhduar në drejtim të Zveçanit.

“Pas kësaj, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur qytetari M.J.”, ka thënë Sveçla më 11 prill, përmes një postimi në Facebook.

Fillimisht Policia e Kosovës kishte mohuar përfshirjen në këtë rast.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për këtë rast dhe u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të zhvillojnë hetime të besueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026