Kievi: Bisedimet e paqes me SHBA-në filluan mirë dhe në një atmosferë të ngrohtë

30 Nëntor 2025 | 20:11

Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Serhiy Kyslytsia ka deklaruar këtë të diele se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas për t’i dhënë fund luftës filluan mirë dhe po zhvillohen në një atmosferë të ngrohtë.

“Ishte një fillim i mirë për takimin që po zhvillohet. Shumë interesant dhe deri më tani konstruktiv. Atmosferë e ngrohtë, e favorshme për një rezultat të mundshëm progresiv”, shkroi Serhiy Kyslytsia në Platformën X.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio pak para se të mbylleshin dyert për fillimin e bisedimeve, deklaroi se bisedimet me delegacionin ukrainas synojnë hapjen e rrugës drejt një Ukraine sovrane.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për t’i dhënë fund luftës. Bëhet fjalë për hapjen e një rruge për t’i mundësuar Ukrainës të mbetet sovrane, e pavarur dhe e begatë”, tha kreu i diplomacisë amerikane në fillim të takimit.

Kreu i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, deklaroi nga ana e tij se dëshiron të diskutojë me amerikanët rreth sigurisë së Ukrainës dhe rindërtimit të vendit. Në një mesazh në platformën X, Umerov shtoi se misioni i delegacionit të tij është të garantojë interesat e Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026