Kievi kërkon partneritet me gjigantët e industrisë ushtarake
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një konferencë mbi industrinë ushtarake më 6 dhe 7 dhjetor në Uashington.
Ajo do të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve amerikane për të rritur prodhimin e armatimeve në mbështetje të Ukrainës dhe pritet që në të, të marrin pjesë lojtarët kryesorë të industrisë së mbrojtjes.
Kievi po përpiqet të gjejë një partneritet me prodhuesit e huaj të armëve për të zgjeruar kapacitetet e tij mbrojtëse, përballë mungesës së pajisjeve dhe sidomos municioneve.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se furnizimi me artileri i Ukrainës është tkurrur pas fillimit të luftës në Gaza, pasi ndihmat amerikane janë devijuar për në Izrael.
Dy vatrat e luftës në Ukrainë aktualisht janë në Avdivka, në rajonin e Donjeckut, dhe krahu i majtë i lumit Dnipro, në rajonin e Khersonit.
Të dyja palët pretendojnë se i kanë shkaktuar njëra-tjetrës humbje të rënda në të dyja fushëbetejat. Ajo ukrainase ka deklaruar se humbjet ruse në Avdivka kanë qenë “katastrofike”, me ushtrinë agresore që po paguan çmimin e rrethimit të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West