Kievi u kërkon ndihmë aleatëve: 1% të GDP-së armatime për Ukrainën
Bombardimet vazhdojnë në lindje të Donjeckut. Moska thotë se forcat e saj kanë marrë nën kontroll më shumë zona në perëndim të Bakhmutit.
Sipas të dhënave të fundit, trupat e Kremlinit kanë zotërojnë 3 nga 4 distriktet e qytetit për javë me radhë, ndërsa ato ukrainase vetëm një.
Sidoqoftë, kreu i grupit të mercenarëve “Wagner” paralajmëroi për rrezikun e përforcimeve të palës ukrainase, në veçanti me sisteme të reja antiajrore dhe trupa më të trajnuara.
Nga ana e tij, Kievi po përgatit brigada të reja dhe njësi luftarake për të rimarrë iniciativën në frontin e luftës dhe u ka kërkuar aleatëve më shumë mbështetje ushtarake.
Zëvendës ministri i Jashtëm, Andriy Melnyk u bëri thirrje atyre t’i kushtojnë 1 për qind të GDP-së së tyre për armatime në Ukrainë.
Ndërkohë, në fjalimin e përnatshëm, presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sanksione të reja kundër disa qindra kompanive që sipas tij investojnë dhe mbështesin agresionin rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta