Beteja për Bakhmutin. Rrusia pretendon avancimin, Kievi: Qytetin e kontrollojmë ne

17 Prill 2023 | 16:43

Televizioni publik rus transmetoi disa pamje të ushtarëve të grupit të mercenarëve “Wagner”, në qytetin e Bakhmutit, në lindje të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Kievi zyrtar raporton për ‘beteja të paprecedentë e të përgjakshme’ në qytetin në fjalë dhe shton se forcat e tij vazhdojnë ta mbajnë atë nën kontroll, pavarësisht pretendimeve të Rusisë.

Ndërkohë, numri i viktimave të sulmit të së dielës në Sloviansk është rritur në 11 të vdekur, në një kohë kur bombardimet ruse vazhdojnë dhe kanë vrarë dy persona në Kherson.

Nga ana tjetër, në Moskë presidenti rus Vladimir Putin priti në një takim ministrin kinez të Mbrojtjes, pak ditë pas vizitës në Pekin të ministres së Jashtme gjermane, që i bëri thirrje qeverisë kineze që t’i kërkojë Rusisë të ndalë luftën në Ukrainë.

Më herët, edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkoi gjithashtu Pekinit që të luajë një rol më të madh në zgjidhjen e krizës.

Deri më sot, Kina ka refuzuar të kritikojë veprimet ushtarake ruse në Ukrainë, por ka deklaruar se nuk do të ndihmojë Moskën me armë.

Muajin e kaluar, vendi aziatik propozoi një plan paqeje që megjithatë nuk përfshinte tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas dhe as Kievin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026