Lamtumirë “Fantazma e Operas”, biletat për shfaqjen e fundit u shitën mbi 400 euro
Pas 35 vitesh dhe pothuajse 14,000 shfaqjesh, perdja e shfaqjes operistike “Fantazma e Operas” u mbyll mes duartrokitjeve në Teatrin Majestic në Nju Jork.
Ajo është shfaqja më jetëgjatë në historinë e Broadway.
Biletat për shfaqjen e saj të lamtumirës u shitën për mbi 400 euro në internet. Por kjo nuk i pengoi 1600 spektatorët që mbushën vendin e parë për të parë performancën e fundit, e cila përfundoi me një ovacion duartrokitjesh dhe publiku u ngrit në këmbë.
Muzikali i Andrew Lloyd Webber u shfaq premierë në vitin 1988 dhe është parë nga 20 milionë njerëz, duke fituar mbi 1.2 miliardë euro.
Produksioni vlerësohet të ketë punësuar 6500 njerëz, duke përfshirë 450 aktorë.
“Në ëndrrat tona fëminore, nuk mund ta imagjinonim kurrë suksesin si Fantazma e Operas”, tha një nga bashkëpunëtorët e shfaqjes.
“Fantazma e Operas” vazhdon të shfaqet në Teatrin e Madhërisë së Saj në West End të Londrës dhe një version spanjoll i prodhuar nga Webber dhe Antonio Banderas do të shfaqet premierë në tetor në Madrid.
Bazuar në novelën e Gaston Leroux drama rrëfen historinë e një kompozitori të deformuar nje gjeni i cili strehohet në Shtëpinë e operas në Paris. Ai bie në dashuri me një soprano të re Kristine.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë