Drogimi dhe dhunimi i 28-vjeçares, reagon policia: U arrestua i dashuri dhe 4 shokët
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e vajzës e cila u mbajt peng për një javë dhe u dhunua barbarisht nga i dashuri i saj Gleard Gushollit.
Përmes një deklarate për media, policia bën me dije se menjëherë pas njoftimit të rastit, është shpallur në kërkim dhe është arrestuar 31-vjeçari.
Gjithashtu bëhet me dije se janë arrestuar dhe 4 shokë të 31 vjeçarit, respektivisht shtetasit B. N., dhe A. Sh, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K.
“28-vjeçarja është paraqitur për ndihmë në shërbimet e emergjencës mjekësore me datë 15.04.2023, ku është njoftuar dhe Policia, dhe me marrjen e këtij informacioni, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka reaguar menjëherë me profesionalizëm për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin G. G., 31 vjeç, i cili është arrestuar pak orë pas shpalljes në kërkim.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë