Kim Jong Un i gatshëm për të kthyer komunikimin me Korenë e Jugut
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një deklaratë përpara parlamentit të shtetit, ka thënë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë e Jugut para fillimit të tetorit, mirëpo vazhdon të refuzojë ofertat e Shteteve të Bashkuara për dialog.
Lideri komunist ka thënë se rikthimi i linjave të komunikimit në pikat kufitare, do të realizonte dëshirat e koreanëve për paqe në mes të dyja Koreve.
Koreja e Veriut ka bllokuar linjat e komunikimit në muajin gusht, si shenjë proteste kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Kim Jong Un ka akuzuar Korenë e Jugut për përkeqësim të tensioneve përmes ndërtimit të armëve dhe stërvitjeve ushtarake, si dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë propozuar bisedime pa ndryshuar “politën armiqësore” ndaj Koresë së Veriut.
Përpara një jave Kim Yo-jong, motra e liderit komunist, bëri një deklaratë të ngjashme duke thënë se zyrtarë e Koresë së Veriut janë të gatshëm të rikthejnë bisedimet me Korenë Jugore, nëse kjo e fundit heq dorë nga “politikat armiqësore”.
Përmes një deklarate Kim Yo-jong u shpreh se ‘ajo prej së cilës duhet hequr dorë janë qëndrimet dypalëshe, shprehitë e këqija dhe qëndrimi armiqësor që arsyeton veprimet e veta, duke lënë fajin vetëm te e drejta jonë për t’u mbrojtur’.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit