Kim Jong Un: Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin teksa thekson se lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.
Sipas Kim Jong Un viti 2025 ishte një vit vërtet i rëndësishëm në aleancën midis Phenianit dhe Moskës duke theksuar se kjo marrëdhënie e mirë u krijua nga dërgimi i mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin rus Kursk në gusht.
Kim më parë ka raportuar se nëntë ushtarë të Koresë së Veriut u vranë gjatë vendosjes së tyre 120-ditore në Rusi. Të dy vendet e kanë forcuar ndjeshëm bashkëpunimin e tyre ushtarak që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Përveç dërgimit të trupave në rajonin rus të Kurskut, Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me predha artilerie dhe raketa. Në këmbim, Moska i ka dërguar Phenianit teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ekonomike, ushqimore dhe energjetike.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës