Kim: Rreth 200 mijë familje mund të furnizohen me energji nga ‘anijet’ e Vlorës

26 Shtator 2022 | 17:07

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vizituan pasditen e së hënës anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë ose ndryshe TEC-et lundruese.

Ambasadorja Kim tha se 150-200 mijë familje shqiptare do të mund të funksionojnë vetëm falë prodhimit të energjisë elektrike prej këtyre dy anijeve lundruese për prodhimin e energjisë.

“Nuk duken të bukura por rëndësi ka që funksionojnë. Po shihja statistikat, nëse kjo funksionin si duhet të prodhojë të paktën 114 megavat. Kjo të paktën mund të përmbush nevojat 12-15% për energjinë elektrike në vend. Në terma mesatare do të thotë deri 150-200 mijë shtëpi. Do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht për t’u siguruar që Shqipëria të ketë energjinë që ka nevojë në këtë kohë”, tha ambasadorja Kim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026