Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çështjes së Tajvanit, gjatë një telefonate me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio të martën.
Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, Wang tha se çështja e Tajvanit ka “implikime të gjera” dhe duhet trajtuar me kujdes të veçantë nga Uashingtoni.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kinës dhe SHBA-së, duke bërë thirrje për heqjen e pengesave dhe ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv me “stabilitet strategjik”.
Wang u shpreh se të dy vendet duhet të bazohen në parimet e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, si dhe të zbatojnë në praktikë konsensuset e arritura nga udhëheqësit e tyre.
Ai shtoi se Pekini dhe Uashingtoni duhet të zgjerojnë bashkëpunimin, të krijojnë më shumë fusha të përbashkëta pune dhe njëkohësisht të menaxhojnë rreziqet dhe mosmarrëveshjet ekzistuese.
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend