Kina miraton subvencion vjetor për fëmijët e vegjël, synohet rritja e lindjeve
Kina ka njoftuar një nismë të re kombëtare për të frenuar rënien e lindjeve dhe për të zbutur krizën demografike që ka kapur vendin. Prindërit në Kinë do të përfitojnë një subvencion vjetor prej 3,600 juanë (rreth 500 dollarë) për secilin fëmijë nën moshën tre vjeç.
Sipas mediave shtetërore, kjo masë do të mbulojë rreth 20 milionë familje dhe synon të lehtësojë barrën ekonomike të prindërve, pasi kostot e rritjes së fëmijëve në Kinë janë ndër më të lartat në botë në raport me të ardhurat.
Kjo është përpjekja e parë në shkallë kombëtare që ndërmerret nga autoritetet kineze pas heqjes së politikës së vetwm një fëmije, gati një dekadë më parë. Megjithëse vendi ka inkurajuar çiftet të kenë më shumë fëmijë, niveli i lindjeve vazhdon të bjerë, duke rritur shqetësimet për të ardhmen ekonomike dhe sociale të Kinës.
Në janar 2025, Byroja Kombëtare e Statistikave njoftoi se në vitin 2024 ishin regjistruar 9.54 milionë lindje, një rritje e lehtë në krahasim me vitin paraardhës. Megjithatë, popullsia totale pësoi rënie për të tretin vit radhazi, duke zbritur në rreth 1.4 miliardë banorë.
Plakja e popullsisë dhe tkurrja e fuqisë punëtore po konsiderohen si sfida serioze për zhvillimin afatgjatë të vendit dhe qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Kjo nismë e re shihet si një hap konkret për të ndaluar këtë trend, edhe pse ekspertët theksojnë se mund të kërkohen politika më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të nxitur lindshmërinë në mënyrë afatgjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia