Kina mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Edhe ne u përpoqëm të ndalonim luftimet
Kina përshëndeti të mërkurën armëpushimin SHBA-Iran, duke thënë se Pekini gjithashtu bëri “përpjekje” për të ndaluar luftimet.
Pekini mirëpriti përpjekjet e bëra nga pala pakistaneze, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, gjatë një konference të rregullt për shtyp në Pekin, në përgjigje të një pyetjeje nga Anadolu.
Kina “mbështet një armëpushim dhe zgjidhjen e konfliktit me mjete politike për të arritur stabilitet afatgjatë në rajonin e Gjirit dhe Lindjes së Mesme”, tha Mao. Pekini “bëri përpjekjet e veta në këtë drejtim”, shtoi ajo.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të martën se kishte rënë dakord “të pezullonte bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dy-javore”.
Njoftimi erdhi më pak se dy orë para afatit që Trump i kishte vënë Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të pranuar një marrëveshje ose për t’u përballur me atë që ai e përshkroi si shkatërrimin e “një qytetërimi të tërë”.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)