Kina ndërpret kontaktet me presidentin çek për shkak të takimit me Dalai Lamën

12 Gusht 2025 | 19:50

Kina po ndërpret të gjitha kontaktet me presidentin çek Petr Pavel për shkak të takimit të tij me Dalai Lamën muajin e kaluar, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kineze.

“Pavarësisht protestave të përsëritura dhe kundërshtimit të fortë nga Kina, Presidenti çek Petr Pavel udhëtoi për në Indi për t’u takuar me Dalai Lamën. Kjo shkel rëndë angazhimin politik të qeverisë çeke ndaj qeverisë kineze dhe shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian, sipas Reuters.

Ai tha se Kina shpreh kundërshtim të fortë dhe ndjen keqardhje të thellë për këtë ngjarje, prandaj i ka dërguar protesta serioze palës çeke.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e veprimit provokues të Pavel, Kina ka vendosur të ndërpresë të gjitha kontaktet me të”, shtoi zëdhënësi Lin Jian.

Paveli u takua me Dalai Lamën, udhëheqësin shpirtëror tibetian që jetonte në mërgim në Indi, gjatë një udhëtimi privat në fund të korrikut për ta uruar për ditëlindjen e tij të 90-të.

Kina nuk e njeh qeverinë tibetiane në mërgim sepse e konsideron Tibetin pjesë të territorit të saj dhe akuzon Dalai Lamën si separatist.

Paveli dhe Kina janë përplasur tashmë për çështje të ngjashme, dhe presidenti i Republikës Çeke e zemëroi veçanërisht Pekinin zyrtar kur, menjëherë pas inaugurimit të tij në janar 2023, i bëri një ftesë presidentes së rajonit të Tajvanit të Kinës, Tsai Ing-wen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision

Kanadaja do t’i bashkohet konkursit të këngës në Eurovision vitin e ardhshëm, duke u bërë pjesëmarrësja e parë e re që nga Australia në vitin 2015. Pjesëmarrja...
16:45 | 01/07/2026

Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se përpjekjet për denuklearizimin e Iranit po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa bisedimet mes...
16:42 | 01/07/2026

WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit

WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat e tyre të telefonit. Platforma e mesazheve e përshkruan veçorinë...
16:31 | 01/07/2026