Kina “në rrugën e duhur”, mund të bëhet eksportuesi kryesor i makinave në botë
Kina është në rrugën e duhur për të kapërcyer Japoninë për t’u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë deri në fund të këtij viti, kështu thuhet në raportin e fundit nga agjencia e vlerësimit të kredisë Moody’s Analytics.
Raporti thekson se Kina ka kaluar Korenë e Jugut në 2021 dhe Gjermaninë në 2022 për nga numri i makinave të eksportuara, duke u bërë eksportuesi i dytë më i madh në botë dhe tani ka një shans të mirë për të kapërcyer edhe Japoninë, raporton CNBC.
Në tremujorin e dytë, nga prilli në qershor, Kina prodhonte 70 mijë makina në muaj më pak se Japonia, gjë që uli ndjeshëm diferencën në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kur deficiti ishte mbi 170 mijë automjete të prodhuara në muaj.
Nëse ky trend vazhdon, Kina do të kalojë Japoninë deri në fund të vitit për t’u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë, sipas Moody’s Analytics.
Në gjysmën e parë të vitit 2023, të ardhurat nga eksporti i automjeteve elektrike të Kinës (EV) janë dyfishuar nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, dhe Kina gjithashtu ka një avantazh konkurrues në prodhimin e baterive litium-jon.
Kina prodhon më shumë se gjysmën e rezervave botërore të litiumit, dhe në të njëjtën kohë, më shumë se gjysma e kapacitetit global për përpunimin e këtij metali ndodhet në këtë vend.
“Shpejtësia me të cilën Kina ka përqafuar teknologjitë e reja në industrinë e automobilave është e paprecedentë”, përfundon raporti.
Kina është në rrugën e duhur për të kapërcyer Japoninë për t’u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë deri në fund të këtij viti, sipas raportit të fundit nga agjencia e vlerësimit të kredisë Moody’s Analytics.
Raporti thekson se Kina ka kaluar Korenë e Jugut në 2021 dhe Gjermaninë në 2022 për nga numri i makinave të eksportuara, duke u bërë eksportuesi i dytë më i madh në botë dhe tani ka një shans të mirë për të kapërcyer edhe Japoninë, raporton CNBC.
Në tremujorin e dytë, nga prilli në qershor, Kina prodhonte 70 mijë makina në muaj më pak se Japonia, gjë që uli ndjeshëm diferencën në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kur deficiti ishte mbi 170 mijë automjete të prodhuara në muaj.
Nëse ky trend vazhdon, Kina do të kalojë Japoninë deri në fund të vitit për t’u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë, sipas Moody’s Analytics.
Në gjysmën e parë të vitit 2023, të ardhurat nga eksporti i automjeteve elektrike të Kinës (EV) janë dyfishuar nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, dhe Kina gjithashtu ka një avantazh konkurrues në prodhimin e baterive litium-jon.
Kina prodhon më shumë se gjysmën e rezervave botërore të litiumit, dhe në të njëjtën kohë, më shumë se gjysma e kapacitetit global për përpunimin e këtij metali ndodhet në këtë vend.
“Shpejtësia me të cilën Kina ka përqafuar teknologjitë e reja në industrinë e automobilave është e paprecedentë”, përfundon raporti.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë