Kina planifikon të dhurojë 10 milionë doza të vaksinës anticovid për programin COVAX
Kina planifikon të dhurojë 10 milionë doza të vaksinës anticovid për programin COVAX, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Këtë lajm e kishte bërë të ditur vet ministria e Jashtme e Kinës, e cila njoftoi javën e shkuar se vendi ka vendosur të japë 10 milionë doza vaksinash COVID-19 pë programin COVAX për të përmbushur nevojat emergjente për vaksina të vendeve në zhvillim.
Shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Soumya Swaminathan, në një konferencë për media tha se: “Ne kemi nevojë për sa më shumë vaksina të mira, të sigurta dhe efektive. Kina ka disa vaksina në zhvillim. Ne kemi dëgjuar se Sinopharm dhe Sinovac do të ishin të gatshëm të diskutonin dhe të jepnin fillimisht 10 milionë doza gjatë muajve të ardhshëm për COVAX.”
OBSH ka njoftuar më parë se ka filluar të rishikojë autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinave të Kinës të prodhuara nga Sinopharm dhe Sinovac dhe rezultatet përfundimtare të vlerësimit priten të shpallen në muajin mars.
Kina nënshkroi një marrëveshje me Gavi, Aleancën e Vaksinave dhe zyrtarisht u bashkua me COVAX në 8 Tetor 2020 .
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit