Kina pranon se efikasiteti i vaksinës së saj nuk është i lartë

11 Prill 2021 | 16:44

Kina pranon se efektiviteti i vaksinave të saj “nuk është i lartë”, lajmi është konfirmuar nga gazeta  ‘South China Morning Post’.

Duke folur në një konferencë për mediat, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se vendi po konsideron dy mënyra për të “zgjidhur problemin”.

Një hipotezë do të ishte rregullimi i dozës, intervalit midis dy dozave ose rritja e numrit të dozave.

Opsioni i dytë është që të miksohen vaksinat që përdorin teknologji të ndryshme. Sipas studimeve të kryera në Brazil, efektiviteti i vaksinës Sinovak në parandalimin e simptomave të Covid është më pak se 50.4%, krahasuar me efektivitetin e Pfizer-BionTech që arrin deri në 97%.

Zëdhënësi i kompanisë kineze Sinopharm, Kju Peiçeng pohoi se efektiviteti I vaksinës kineze varion në grup-mosha të ndryshme dhe mbi variantet e mutacioneve të Covid-19.

Vaksinat kineze po aplikohen edhe ne vendin tone. Dozat e tyre u janë injektuar deri tani te moshuarve, gazetareve dhe operatoreve si dhe punonjësve te policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026