Kinë, zgjerohen protestat kundër masave të rrepta anti-COVID

27 Nëntor 2022 | 11:12

Në Kinë janë intensifikuar protestat kundër masave parandaluese të pandemisë së COVID-19.

Zgjerimi i protestave ndodhi pas një zjarri që vrau 10 persona në një bllok apartamentesh në Urumqi.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Shangait për të kujtuar viktimat dhe për të demonstruar kundër kufizimeve. Mediat raportojnë se shumë prej tyre u dëgjuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Xi Jinping.

Bllokimi i blloqeve të banimit është thënë se ka qenë arsyeja për vdekjet e shkaktuara nga zjarri.

Ndërsa autoritetet kineze mohojnë bllokimi i blloqeve të banimit ishte shkaku, zyrtarët në Urumqi bënë një ‘mea culpa’ të pazakontë të premten dhe u zotuan të “rivendosin rendin” duke hequr gradualisht kufizimet.

Në protestën që u zhvillua në Shangai, qyteti më i madh i Kinës dhe një qendër globale financiare, disa njerëz u panë duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule për viktimat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026